Vetem 37 vjec, nenkryetari i Bashkise se Elbasanit Ervin Saraci, ka nderruar jete papritur.
Njoftimi per ngjarjen:
Bashkia e Elbasanit njofton me keqardhje se është ndarë nga jeta në moshën 37 vjeçare nënkryetari i Bashkisë Ervin Saraçi.
Saraçi pësoi një goditje cerebrale disa ditë më parë dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk arriti të mbijetojë.
Prindërit humbën sot djalin shembullor, bashkëshortja humbi shokun e jetës dhe djali humbi babain e pazëvendësueshëm.
Qyteti i Elbasanit humbi një djalë punëtor e të devotshëm, ndërsa Bashkia e Elbasanit humbi kolegun, mikun dhe punonjësin korrekt, fjalëpak e të përkushtuar.
Bashkia e Elbasanit faleminderon qytetarët për mbështetjen e pakursyer në këto ditë të vështira për familjen Saraçi.
Ngushëllime familjes, miqve dhe shokëve.
I përjetshëm do të jetë kujtimi i tij.