Ishte zhdukur me 4 maj, gjendet i vd.ekur 34-vjecari nga Vlora

Gjendet i vdekur 34-vjecari nga Vlora Martin Seleni.

Kufoma eshte gjetur ne nje godine te braktisur ne Vlore ndersa policia ka nisur hetimet ne lidhje me ngjarjen.

Viktima ishte larguar nga banesa ne daten 4 maj, pasi kishte shkuar per te marre rrogen ne banke por nuk ishte kthyer me duke humbur cdo gjurme.

Njoftimi i policise:
Rreth orës 17:50, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në një banesë të braktisur është gjetur një kufomë e seksit mashkull, gjysmë i dekompozuar.

Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nisur nga verifikimet e kryera, Policia ka bërë identifikimin e kufomës që i përket shtetasit M. S., 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili është larguar nga banesa në datën 4 Maj 2020.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të humbjes së jetës së 34-vjeçarit, ku paraprakisht dyshohet si pasojë e konsumit të lëndëve narkotike.

Loading...