ISIS kërkon hakmarrje për masakrën në Zelandën e Re

ISIS iu ka bërë thirrje ndjekësve të saj që të kundërpërgjigjen për sulmin terrorist kundër myslimanëve që ndodhi javën e kaluar në Zelandë të Re. Zëdhënësi i grupit terrorist, Abu Hassan al-Muhajir, theu heshtjen gjashtë mujore për t’i bërë thirrje mbështetësve të ISIS-it që të “hakmerren për fenë e tyre” në një incizim 44 minutësh.

“Kjo masakër në këto dy xhami nuk është më shumë se një tragjedi tjetër mes tragjedive të së kaluarës dhe atyre që do të vijnë,” tha ai. “Skenat e vdekjes në dy xhamitë mjaftojnë që të prishim gjumin dhe të nxisim mbështetësit e kalifatit që jetojnë atje, që të hakmerren për besimin e tyre, që po vriten gjithandej në botë.”

Sulmi në Christchurch të Zelandës së Re, la të vdekur 50 njerëz në dy xhami gjatë faljeve të xhumasë. I dyshuari kryesor është një australian 28 vjeçar, që në manifestin e tij u vetëquajt nacionalist i bardhë që donte të hakmerrej për sulmet në Evropë nga myslimanët.

BalkanWeb

Loading...