Të paktën 3 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Italinë.
Një grua mbeti e vrarë si pasojë e rrymave të ajrit në komunën e Fiumiçinos në Romë. Era e fuqishme ngriti makinën e saj tip Smart dhe e hodhi disa metra tej.
Një 72-vjeçar u gjet i pajetë, si pasojë e përmbytjeve që përfshinë Arecon dhe disa komuna të tjera në veri të Italisë.
Ndërsa viktima e tretë është një atlete norvegjeze, e cila u godit nga rrufeja në malet e Alto Adixhes, pranë kufirit me Austrinë.
Loading...