Itali, 30-vjeçari shqiptar var veten në burg

Një shqiptar i moshës 30-vjeçare i ka dhënë fund jetës në një burg në Itali, ku dhe vuante dënimin.

Bëhet fjalë për një të ri shqiptar i cili ishte kthyer në burgun e Busto Arsizios prej një muaji, për t’i dhënë fund jetës mbrëmjen e së premtes.
Siç raportojnë mediat italiane, viktima është identifikuar me emrin Xhulio, i cili në vitin 2019 negocioi katër vjet e katër muaj burg për trafik droge, për motive shëndetësore.

Ai u rikthye në burg më 8 tetor pas një periudhe shtyrjeje të dënimit për arsye shëndetësore.

Njëzet e tetë ditë të kaluara në seksionin e dytë të burgut, gjatë së cilave çrregullimet e dukshme mendore bënë që të mos afrohej me askënd.

Ndoshta për këtë arsye ishte vendosur në një dhomë më vete ditët e fundit, për të shmangur zënkat e vazhdueshme me të dënuarit e tjerë.

Duket se të qenit vetëm në qeli, nuk e shmangu dot vetëvrasjen. Oficerët e policisë së burgut e gjetën të pajetë të riun, pa mundësi për t’i dhënë ndihmë.

Lidhur me rastin prokurori i çështjes Ciro Caramore urdhëroi autopsinë për të përjashtuar çdo shkak të mundshëm që çoi në vdekjen e shqiptarit.

Loading...