Itali – 34-vjeçarja humb jetën në spital,goditet me levë në kokë nga partneri i saj

Një 34-vjeçare ka humbur jetën në spital pasi është goditur me levë në kokë nga partneri i saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë mëngjes në Copparo, në provincën e Ferrara.

34-vjeçarja u dërgua në gjendje shumë të rëndë në spital, ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në kokë.

Parneri i viktimës u ndalua menjëherë nga karabinierët dhe u dërgua në paraburgim. Motivi, për shkaqe xhelozie.

Të dy, kishin pasur një lidhje dashurie prej disa kohësh, kishin lënë takim këtë mëngjes për të kaluar ditën së bashku.

Sipas hetimeve të para të karabinierëve ka pasur një sherr mes tyre, që më pas degjeneroi në dhunë dhe burri, i cili ishte i martuar me një grua tjetër, e goditi viktimën në mënyrë të përsëritur me levë në kokë, cka i shkaktoi vdekjen.

Loading...