Kjo ngjarje ka ndodhur në Castelfidardo të Italisë dhe sipas mediave italiane, 53-vjeçari ka dalë nga shtëpia e tij dhe i është drejtuar shtëpisë së shokut të tij.
Pas orësh të tëra pritjesh, bashkëshortja e tij e shqetësuar pasi 53-vjeçari nuk po kthehej ka dalë për t’a kërkuar.
Ajo u trondit kur e gjeti bashkëshortin e saj shtrirë në oborrin e shtëpisë së mikut të tij.
Ndonëse lajmëroi menjëherë ambulancën, për 53-vjeçarin nuk mund të bëhej asgjë.
Shkaqet e vdekjes së tij ende nuk dihet dhe gjithashtu nuk është publikuar as identiteti i tij.
Gjithashtu thuhet se në shtëpinë ku ai kishte shkuar për vizitë nuk ishte asnjë njeri. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen./Opinion.al/
Loading...