Një emigrant shqiptar humbi jeten ne nje aksident te rëndë në Itali në zonën e Veronës.
Hetimet e para nga policia italiane zbuluan se dy kamionë u përplasën duke shkaktuar vdekjen e një 37-vjeçari.
Mediat italiane raportojnë se një 37 vjeçar me origjinë shqiptare, banues i Preganziol, humbi jetën duke lënë pas gruan dhe tre fëmijë.
Ilir Filolli është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur në Itali në zonën e Veronës.
Mësohet se në aksident u përfshinë dy mjete të tonazhit të rëndë, të enjten e 12 dhjetorit. Hetimet zbuluan se dy kamionë u përplasën, për arsye të panjohura, pak para mesnate, rreth orës 23:40.
Njëri nga shoferët ishte shqiptari Ilir Filolli i cili humbi jetën në vend. Ndërsa shoferi i kamionit tjetër është në spital në gjendje të stabilizuar.
Policia dyshon se shkak i aksidentit mund të jetë bërë mjegulla e dendur dhe prania e akullit në rrugë.