Itali – Aksident Tragjik,humb jetën 19-vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Itali, ku si pasojë ka ndërruar jetë një 20-vjeçar shqiptar.

Si rrjedhojë e përplasjes së një skuteri dhe një furgoni, ka humbur jetën shqiptari i quajtur Ledio Cerriku me origjinë shqiptare dhe banues në qytetin e Romagna, shkruajnë mediat italiane.

Ka qenë herët mëngjes, kur djaloshi shqiptar po ikte për në punë e u përplas në rrugën në afërsi të kodrave të Cesenate, kur po kthehej majtas. Furgoni drejtohej nga një 37-vjeçar. Të riut iu përplas koka në asfalt dhe për rrjedhojë humbi jetën.

Edhe pse mbante në kokë një mbrojtëse, ai vdiq thuajse menjëherë. Edhe pse mjekët ia dhanë ndihmën e parë, ata nuk mundën të bëjnë dot asgjë. Skuteri ka përfunduar nën rrotat e makinës, prandaj edhe mjeti thuajse është shkatërruar.

Loading...