Sipas mediave italiane, makina ku udhëtonin 3 djem dhe 2 vajza ka përfunduar në kanalin e mbushur me ujë dhe për pasojë personat kanë ndërruar jetë në vend.
Pasi makina ra në kanal, personave iu është dhënë ndihma e parë nga disa djem aty pranë, mirëpo pavarësisht përpjekjeve maksimale, vetëm një vajzë arriti të shpëtojë.
Të katër viktimat dhe vajza e plagosur ishin duke udhëtuar nga vendlindja e tyre, San Donà. Policia vazhdon hetimet për të zbardhur totalisht ngjarjen e rëndë.
Loading...