Itali – Arr.estohen 4 shqiptare

Policia italiane ka ndërmarrë një aksion të gjerë anti-drogë, duke sekuestruar lëndë narkotike e duke arrestuar gjithsej katër shqiptarë.

Shqiptarët e mbillnin drogën në vazo hermetike e më pas e groposnin atë në pyll, njësoj siç bëjnë dhelprat. Kjo është arsyeja pse operacioni u titullua “Dhelprat e Ballkanit”. Në kuadër të këtij operacioni, sot në mëngjes janë arrestuar 5 persona, nga të cilët 4 janë shqiptarë e 1 italian. Ata akuzohen për trafik droge.

Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 1 kg drogë e llojeve të ndryshme, marijuanë, kokainë, heroinë, hashash.

Shqiptarët e vënë në pranga janë shtetasit Erjon Maskaj, Bledar Maskaj, Taulan Hoxhaj e Geront Aliaj. 

Të gjithë rezultojnë se kishin vendqëndrim të rregullt në Itali.

Loading...