Itali – Arr.estohet 42-vjeçari nga Vlora

Sipas Policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi, M.Y, ndërsa Gjykata e Breshias në shkurt të këtij viti e ka dënuar në mungesë me katër vite burg për veprën penale “trafik droge”.

Njoftimi i policisë:
“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Bashkëpunimi ndërmjet Policisë, Interpol Tirana dhe Komunitet, vë në pranga 42 vjeçarin nga Vlora

Në vijim të punës intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, organizuan punën në grup për kapjen dhe arrestimin e 42 vjeçarit M.Y në lagjen “Pavarësia” Vlorë.

Loading...