Arrestimi ndodhi në Abbiategrasso.
Polici hyri në banesë për një kontroll rutinë, por nervozizmi i marangozit shqiptar dhe gruas së tij krijoi dyshimin se diçka fshihej në banesë.
Dhe dyshimi ka rezultuar i vërtetë.
Pas një kontrolli të imtësishëm, 40 vjeçarit shqiptar iu gjet jo vetëm lënda narkotike por edhe 950 euro, falë qenëve antidrogë.
Në dhomën e gjumit u gjetën tre pako me marijuanë për një peshë totale prej 1.5 kg.
Një pjesë e drogës ishte fshehur në një zonë të kopshtit dhe tjetra në tavanin e dhomës së gjumit.
Loading...