Itali – Arr.estohet shqiptari,ja me cfarë u kap

Policia ka arrestuar një shqiptar në Itali pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjet 10 kg kokainë me një vlerë prej 1 milionë eurosh.

Ai iu tha policeve se po kthehej nga Gjermania në Shqipëri.

Kontrolli i makinës zbuloi se nuk kishte asnjë bagazh në makinën e tij ‘ VW Polo’ dhe këtu lindën dyshimet e para të karabinierëve të Veronas.

I riu shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte nisur të acarohej, duke shtuar edhe më shumë dyshimet e policisë, që ka bërë shoqërimin e tij bashkë me makinën në kazermë ku u zbulua se kishte fshehur kokainë në makinën e tij.

Lenda narkotike u gjet e fshehur në sediljen e shoferit dhe të pasagjerit dhe ishte e ndarë në 10 pako nga 1 kilogramë secila dhe e mbështjellë me natriban.

Pas arrestimit të të riut shqiptar, policia italiane ka nisur hetimet për të zbuluar organizatën për të cilën punonte ai.

Loading...