Trafiku ilegal i drogës ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë bëhej nëpërmjet njërit prej të arrestuarve që ishte tregtar makinash.
Bashkë me makinat, falë një fundi të dyfishtë në karroceri, në Itali ai sillte edhe kokainë.
Kjo veprimtari u zbulua nga policët e antidrogës të Xhenovës në bashkëpunim me policët rrugorë. Në duart e policëve ranë Aurel Hasanaj dhe Meti Lika, njeri 30 dhe tjetri 35 vjeç, të dy në paraburgim, pasi iu gjetën rreth 3 kg kokainë.
Kjo drogë e ambalazhuar është gjetur në furgonin e Hasanajt, ndërsa në shtëpinë ku ai jetonte bashkë me Likën, zyrtarisht një tregtar makinash që bënte rrugën Itali – Shqipëri, janë gjetur 50 gr të tjera kokainë, një peshore preçizioni dhe materiale për paketimin.
Lika ka qënë ndaluar në të kaluarën për të hyrë në Itali me “espulso” dhe mund të rikthehej vetëm në vitin 2020.