Itali/ Dështon arratisja spektakolare e dy shqiptarëve, hapin vrimë në muret e burgut

Dy shtetas shqiptarë janë kapur në momentet e fundit nga policia teksa kishin planifikuar një arratisje spektakolare nga burgu në Avellino të Italisë.

Dy personat kishin arritur që të bënin një vrimë në mur dhe me brumë më pas e mbyllnin atë siç kishte qenë më parë.

Mediat italiane shkruan se dy shqiptarët kishin bërë 3 vite burg deri më tani dhe janë dënuar me nga 10 vite heqje lirie.

Në vitin 2012 në këtë burg janë arratisur katër persona në të njëjtën mënyrë.

Loading...