Itali – Dy shqiptarë ko.nfliktohen me njëri-jetrin për zonat e pr.ostitucionit

Dy shqiptarë janë konfliktuar me njëri-jetrin, ndërsa njëri prej tyre ka tentuar të vrasë tjetrin. 

Konflikti mes dy burrave ndodhi në Corso Traiano.

Dy burra me origjinë nga Shqipëria u konfliktuan ashpër, derisa njëri prej tyre nxori kaçavidën dhe e plagosi rëndë tjetrin.

Mediat italiane shkruajnë se dy burrat janë të pashkolluar. Fillimisht u raportua se sherri mes tyre ka ndodhur për shkaqe banale, por prokurori i çështjes zbuloi gjithë arsyen e tmerrshme që fshihej pas.

Prokurorja Patrizia Gambardella inicioi një sërë përgjimesh për të zbuluar arsyen.

Pasi ka dëgjuar telefonata dhe biseda, prokuroria arriti në përfundimin se burrat janë konfliktuar ashpër, për shkak të luftës së rreptë mes tyre për kontrollin e rrugëve, ku ushtrohej prostitucion.

Arsyeja ishte “lufta” për kontroll të prostitucionit nëpër rrugët lokale, të cilat kontrollohen zakonisht nga persona me origjinë nga Europa Lindore. I arrestuari Armando Meta u akuzua për vrasje të mbetur në tentativë në lidhje me këtë ngjarje. Meta do të mbetet tashmë në burg për akuzën që rëndon mbi të.

Meta, i gjurmuar dhe arrestuar nga oficerët në një hotel në Corso Francia, ndërsa ai ishte me një grua me origjinë rumune, pranoi se ai kishte goditur rivalin e tij.

Ai dha arsye tjetër se përse e ka goditur bashkëkombasin, citon bw. Sipas tij, e ka qëlluar shqiptarin tjetër pasi ai e kishte fyer rëndë. Gjykatësi nuk e besoi këtë version, duke argumentuar se tentativa e vrasjes ka ndodhur për të kontrolluar zonat e prostitucionit.

Loading...