Itali/ E lë e dashura, shqiptari tenton të përdhunojë ‘vjehrrën’

Një 40-vjeçar shqiptar akuzohet për dhunë seksuale dhe dëmtime fizike. Ai dyshohet se u përpoq të përdhunonte nënën 57-vjeçare të ish-të dashurës së tij. Për këtë arsye E.S., 40 vjeç nga Shqipëria, do të duhet të përgjigjet për dhunën seksuale dhe dëmtimet që i shkaktoi asaj.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Montebelluna në Shkurt 2018. Historia, siç raportohet nga Treviso Today, fillon me një marrëdhënie që përfundoi keq. Shqiptari i jep fund marrëdhënies me të dashurën, por vijon ta persekutojë ish-in me telefonata, ndjekje dhe kërkesa për takime. Për këto fakte E.S. u gjykua dhe u dënua nha gjykata e Shkallës së parë me 5 muaj burgim.
Pikërisht në një nga tentativat për të takuar ish të dashurën ndodhi edhe ngacmimi i nënës së ishit të tij. Ai kishte hyrë në pallat dhe bërtiste me të madhe që të takohej me ish-in e tij. Nëna e saj u përpoq ta qetësonte, duke zbritur në katin e parë të ndërtesës.

“Në atë moment – tha gruaja – ai më kapi krahët me forcë, duke më shtrënguar fort. Pastaj më kapi nga krahu i djathtë dhe më tërhoqi zvarrë deri në cepin e murit. Më kapi fort te mjekrra dhe me dorën e majtë më bllokoi nofullën ndërsa me të djathtën më ledhatoi gjoksin”.

“Tani do të përdhunoj” përsëriti disa herë ndërsa me dorën e djathtë u përpoq të zgjidhte rripin e pantallonave. “Ai po bënte presion ndaj meje – vazhdoi gruaja me lot – ai më pas më preku në pjesët intime”.

Për fat të mirë, një kalimtar ndërhyri dhe ndihmoi 57-vjeçaren, e cila më pas u dërgua në Repartin e Urgjencës në Montebelluna.

Ndërsa E.S dha para gjykatës një version ndryshe nga mamaja e ish-të dashurës. “Ajo më sulmon pa ndonjë arsye – përsërit E.S. – Unë thjesht doja të flisja me vajzën e saj atë ditë”. Dënimi pritet në mars të vitit të ardhshëm, citon balkanweb.

Loading...