Itali – Fundoset banda pjesë e Ndrangheta-s, kapo një shqiptar

Një bandë në Itali, me kapo një shqiptar, është fundosur pas një aksioni të policisë së Viterbos. Kjo e fundit ekzekutoi në orët e para të mëngjesit të sotëm 13 urdhër arreste për persona të dyshuar si anëtarë të kësaj bande, mes tyre edhe shqiptarë.

Mediat italianë shkruajnë se 11 prej të arrestuarve do të lihen në burg dhe dy në arrest shtëpie.
Ata akuzohen për pjesëmarrje në organizim të strukturuar mafioz, zhvatje e kërcënime të dhunshme, tentativë grabitje, dhunim fizik ndaj personave, armëmbajtje pa leje.

Ky grup kriminal drejtohej nga shqiptari Isamil Rebeshi, i cili njihej me nofkën “Ermal” dhe të italianit Giuseppe Trovato që njihej me nofkën “Peppino”, anëtar i një prej klaneve të mafias kalabreze Ndrangheta.

Loading...