Sipas mediave italiane mes 27 të arrestuarve, 21 janë shqiptarë 6 të tjerë janë shtetas italianë. Këto grupe kriminale kishin si bazë qendrore Lecen dhe veprimtarinë e tyre të trafikimit e kishin shtrirë në disa qytetet të tjera si Kalabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili, Liguria dhe Lombardia.
Arrestimi i 27 trafikantëve është bërë në bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe Guardia Di Finanza dhe hetimet kanë zgjatur më shumë se dy vite.
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale krijimin e organizatave kriminale, trafikun ndërkombëtar të drogës, armëve dhe municioneve nga Shqipëria drejt Italisë dhe më pas në vende të tjera.
Në operacionin e koduar “Maxi” morën pjesë 100 efektivë dhe pas dy vitesh hetime është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i të përfshirëve, të cilët rezultojnë si pjesë e katër grupeve kriminale.
Mediat përtej Adriatikut raportojnë se detajet e operacionit do të bëhen publike nga Prokurori i anti-mafias italiane, Federico Cafiero de Raho me anë të një konference për mediat.
(BalkanWeb)