Autoritetet italiane kanë shkatërruar një organizatë kriminale të trafikut të drogës, e cila vepronte në disa lokalitete italiane, por edhe në Shqipëri. Në Itali, grupi funksiononte kryesisht në zonën e Friuli Venezia Giulia.
Hetimet për të çmontuar këtë organizatë të trafikut të lëndëve narkotike knë zgjatur 3 vjet, duke çuar në arrestimin e 13 personave gjithsej, kurse 12 vetë janë denoncuar në gjendje të lirë e për 32 të tjerë janë marrë masa paraprake. Operacioni u ndërmor nga reparti policor i Pordenones dhe ka zbuluar trafikun e drogës në nivel lokal dhe ndërkombëtar, shkruajnë mediat italiane.
Niveli i parë ushtronte trafikonin e drogës në nivel lokal, niveli i dytë në një territor më të gjerë që përfshinte rajonin e Venetos e Firuli Venezia Giulia, ndërsa niveli i tretë organizonte trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali. Hetimet kanë çuar në sekuestrimin e 116 kg marijaunë, 30 mijë euro cash, 8 automjeteve luksoze, 100 gramë kokainë e heroinë.