Itali – Goditet organizata e tr.afikut të dr.oges,nën hetim 45 persona

Kjo është vepra për të cilën janë vënë nën hetim 45 persona, prej të cilëve 10 janë arrestuar me masën e sigurisë arrest me burg

Gjatë operacionit, janë sekuestruar 20 kg drogë si dhe 117 mijë euro. Kërkimet u zhvilluan në nëntë provinca italiane, përfshirë Venecian, Vicenzan, Padovan, Milanon, Bergamo, Brescia, Pavia, Treviso dhe Bolzanon.

Hetimet filluan tre vjet më parë, pas sekuestrimit të një sasie kokaine, hashashi dhe marijuane ndaj një grupi marokenësh.

Hetimet çuan në sekuestrimin e disa ngarkesave të kokainës dhe hashashit (të destinuar për tregun venecian) dhe arrestimin e tregtarëve të drogës pranë autostradës Mestre dhe në lokacione të ndryshme në provincat e Venecias dhe Padovës.

Në krye të organizatës kriminale, ishin një grup shqiptarësh dhe italianësh që kishin zgjedhur qytetin e Marghera si bazë të tyre operative dhe kishin menaxhuar një trafik të gjerë droge në një mënyrë të strukturuar dhe të përhapur falë një ndarjeje të përpiktë të roleve. Droga mbërriti në Itali nga Holanda.

Hetuesit kanë arritur të kapin rreth 20 kilogramë kokainë, marihuanë dhe hashash, ndërsa mendohet se janë shitur tek konsumatorët edhe 50 kilogramë të tjerë.

Loading...