Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap nga policia në një banesë në Polla.
Siç shkruajnë mediat e vendit fqinj, së bashku me një shqiptar tjetër shtetasi shqiptari kishte hyrë në banesë për të vjedhur. Pronarët e shtëpisë nuk kanë qenë në banesë, por ndërsa po ktheheshin në shtëpi kanë dëgjuar zhurma që në rrugë.
Ata menjëherë kanë vrapuar për në shtëpi, ku kanë zënë ‘mat’ hajdutët. Njëri nga hajdutët arriti që të arratisje, ndërsa tjetri duke mos patur rrugëdalje nga shtëpia, u hodh nga ballkoni.
Ai ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për në spital. Tashmë shqiptari ndodhet në Komisariatin e Policisë në Itali.
Loading...