Është shndërruar në himnin e mjekëve një video muzikore e krijuar nga një grup mjekësh të cilët rekomandojnë qytetarët të qëndrojnë në shtëpi e inkurajojnë punonjësit sanitarë e vullnetarët të mos dorëzohen në këtë moment të vështirë që po kalon Italia e përfshirë nga pandemia e COVID 19.
Himni është frymëzuar nga muzika e këngës së Lucio Batistit me tekst të Mogol me titull “Il mio canto libero” (Kënga ime e lirë”).
Disa nga vargjet e këtij himni këndojnë;
“Në një botë që, ngjall frikë tashmë, ne do të të ndihmojmë, e di apo jo.
E gjitha do kaloj e do qeshësh më pas, e ne do ja dalim po e to do e shohësh,
Por tani rri në shtëpi e dil vetëm për pazar, nesër një ditë e re do të jetë,
E fluturon shpresa e njerëzve e zgjodha të jem më i kujdesur,
Të bashkuar nga dashuria, nga dashuria e vërtetë.
Në një botë që më pas do rilind, do të rifitojmë lirinë.”
Himni është realizuar nga Shoqata e Mjekëve Shkencorë, interpretuar nga vetë mjekët.