Në kuadër të një operacioni antidrogë në provincat e Frosinone, policia italiane ka arrestuar 8 persona, mes të cilëve edhe dy shqiptarë.
Në prangat e policisë italiane kanë përfunduar shqiptarët Bledi Masha dhe Fjoralb Fejzo, përkatësisht 22 dhe 21 vjeç, të akuzuar për posedim të lëndëve narkotike.
Dy shqitparët u arrestuan nga karabinierët në Ferentino gjatë kontrollit iu gjetën 50 doza kokainë të fshehura në dy vezë plastike, njësoj si ato për fëmijë.
Përveç drogës, u gjetën dhe sekuestruan edhe 415 euro para cash të ardhura nga aktiviteti ilegal i shqiptarëve./Balkanweb
Loading...