Itali – Kapet ‘banda e vrimave’, 4 shqiptarë në pr.anga

Tre shqiptarë janë arrestuar dhe një i katërt është i detyruar të paraqitet në Policinë Gjyqësore italiane:

ky është bilanci i operacionit “Banda e vrimave” që u krye nga policia në bashkëpunim me karabinierët.

Këta grabitës, ndër të cilët një ishte femër, përdornin një teknikë të veçantë, atë të vrimës: ata hapnin me trapanë dore, një vrimë në kornizën e dritareve të shtëpive që vidhnin dhe pastaj, duke futur pajisje metalike, i hapnin ato nga brenda.

Gjatë gjithë ditës së djeshme, njësitë policore të Beneveto dhe karabinierët e Cerreto Sannita ekzekutuan urdhrat e Prokurorisë së Fermo për dërgimin në paraburgim të tre shqiptarëve dhe detyrimin për paraqitje në Polici të një të katërti.

Këta persona kanë kryer vjedhje në shtëpi dhe bizneze në Fermo, Ascoli Piceno, Macerata e Caserta. Hetimi nisi pas vjedhjes së shtëpisë së një mjeku në 28 shkurt 2018.

Katër shqiptarët, të armatosur me pistoleta dhe thika, kishin plagosur kunatin e viktimës dhe kishin vjedhur qindra euro.

Në 2 qershor 2018 ata kishin grabitur shtëpisë e një gruaje të re. Gjatë kësaj veprimtarie kriminale kishin shtënë në dorë 20 mijë euro dhe bizhuteri me vlerë, por pa pasoja mbi njerëzit.

Një nga të dyshuarit u arrestua në agim të ditës së enjte në Caivano, të tjerët në shtëpi në Beneveto dhe Parma, kurse një grua u arrestua në Civitano Marche.

Loading...