Itali – Kasapi shqiptar pl.agos gruan

Një burrë shqiptar, me profesion kasap, ka plagosur në mes të rrugës me thikë gruan e tij me të cilën ishte në proces divorci.

Ngjarja ka ndodhur në Mantova të Italisë, pas një grindjeje pasditen e djeshme në Suzzara.

Mediat italiane shkruajnë se burri u arrestua menjëherë nga policia, ndërsa gruaja 38-vjeçare u transportua në gjendje të rëndë drejt spitalit të Mantovës.
Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë janë bërë shumë njerëz, të cilët kanë thënë në polici se mes çiftit shqiptar ka pasur fillimisht një përplasje verbale.

“Ti do të më shkatërrosh”, dëgjohej të thoshte burri, para se të ndërmerrte aktin ekstrem. Dëshmitarët thonë se ai e ka goditur gruan më pas me thikë, fillimisht në krahë e më pas në qafë.

Për ta ndaluar shqiptarin e dhunshëm ka ndërhyrë pronari i një palestre aty pranë, i cili thuhet se është përleshur me të. Edhe ky i fundit mësohet të ketë marrë një gërvishtje thike në gjoks gjatë përleshjes.

Autori arriti të largohet nga vendi i ngjarjes, por policia duke ndjekur gjurmët e gjakut ka mundur ta arrestojë atë pak metra më larg. Po ashtu ata kanë mundur të gjejnë edhe armën e krimit, thikën që shqiptari e kishte hedhur në një kabinë elektrike.

Policia thotë se nuk i ka publikaur gjeneralitetet e dy shqiptarëve për të mbrojtur fëmijët e tyre të mitur./tch

Loading...