Mediat italiane kanë bërë publik identitetin e 48-vjeçarit shqiptar, i cili humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në një aksident rrugor.
Ai quhet Marc Andreu dhe siç u raportua dhe më parë jetonte në Fossano.
Shqiptari ishte në drejtimin e një automjeti ‘Fiat 500’ kur u përplas me një makinë tjetër ‘Mercedes-Benz A Class’ të drejtuar nga një grua.
Në aksident u përfshi dhe një mjet i tretë tip ‘Citroen C3’.
48-vjeçari humbi jetën për shkak të plagëve të rënda.
Tre persona të tjerë mbetën të plagosur jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, ndërsa policia italiane vazhdon hetimet për zbardhjen e dinamikës./tvklan
Loading...