Itali – Makina i del nga kontrolli dhe përplaset me ullirin, humb jetën shqiptari (foto)

Përplasja me një rrënjë ulliri rezultoi fatale për një të ri shqiptar. Shendy Çaushaj humbi jetën, ndërsa një tjetër shqiptar ende i paidentifikuar u lëndua rëndë pas aksidentit ë ndodhi mbrëmjen e së martës në zonën Rio Moro di Colannella.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, mjeti tip “Opel Meriva” që drejtonte 32-vjeçari doli nga rruga për arsye që ende nuk janë përcaktuar nga policia.

Fatkeqësisht makina u përplas me një rrënjë ulliri. Pasojat do të ishin fatale për Çaushajn pasi humbi jetën direkt në vendin e ngjarjes.

Siç shikohet edhe nga fotoja, makina ka pësuar dëmtime të shumta sidomos në krahun e shoferit.

Ndërkohë për sa i përket shqiptarit tjetër, i cili udhëtonte si pasagjer në makinë, mediat nuk ia kanë bërë publik identitetin. Mësohet se ai u dërgua në spital gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas hetimeve paraprake, nuk përjashtohet pista që përplasja të jetë shkaktuar prej shpejtësisë së lartë. Megjithatë, pritet që shumë shpejt autoritetet të dalin në një përfundim zyrtar për të qartësuar rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë.

Loading...