Itali/ Ndjekje si nëpër filma, shqiptari kapet me 30 kg ko.kainë

Një 32-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi është kapur me armë dhe me kokainë.

Sipas mediave italiane 32-vjeçari shqiptar edhe pse bëri tentativa të çmendura për të shpëtuar nuk mundi tu arratisej policëve, ku gjatë ndjekjes së tij pati edhe të shtëna me armë.

Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës në Prato, teksa i riu shqiptar emri i të cilit nuk bëhet i ditur po lëvizte në këtë zonë me një makinë Volksëagen Passat. Por kur policia kërkoi që të hapte bagazhin u zbulua e dhe e vërteta se ishte një trafikant kokaine.

Ai u mundua të largohej në drejti të Romës, por policët e ndoqën. Në ikje e sipër i riu nuk pyeste për asgjë që i dilte para duke injoruar kalimtarët dhe semaforët. Njëri prej policëve ia doli të qëllojë një prej gomave duke bërë që automjeti i shqiptarit të ngadalësohej.

Ndonëse hyri në një parkim nëntokësor në rrugën Fiorentina dhe ia mbathi me vrap, nuk i shpëtoi prangave.

Pas kontrollit, oficerët gjetën 26 pako kokaine që kishte në makinë, gjithsej 30 kile, plus 140 mijë euro. Në shtëpi iu gjetën edhe 30 mijë euro të tjera dhe gjashtë telefona celularë që iu sékuestruan në cilësinë e provës materiale. Kokaina e kapur vlerësohet në rreth tre milionë euro.

Loading...