Autoritetet italiane kanë shkatërruar një shoqatë kriminale që kishte kontroll mbi shpërndarjen e drogës në provincën e Bolzano.
37 të akuzuar për trafik droge nga 43 të shpallur në kërkim përfunduan në pranga: 25 prej u lanë në burg, mes tyre edhe 16 shqiptarë, të cilët kishin urdhër arresti ndërkombëtar.
Në total, janë konfiskuar 25 kilogramë kokainë, marihuanë dhe drogë e llojit hashash, me vlerë 550 mijë euro, përveç 20 mijë eurove cash.
Për më tepër, hetuesit kanë zbuluar edhe 10 kilogramë të tjerë kokainë dhe hashash, të hedhura në tregun e Tirolit Jugor, me një vlerë prej 500 mijë eurosh.
Ky grup ishte i organizuar në disa zona në Veneto, por jo vetëm: ai shtrihej përtej kufirit, në Shqipëri, Gjermani dhe Zvicër.
Hetimet, kanë nisur në Mars 2018 dhe shqiptarët janë monitoruar nga atëherë deri në ditën e sotme. Ato u drejtuan nga zëvendës-prokurori Davide Ognibene i Drejtorisë së Qarkut Anti-Mafia të Trentos.
Rezultatet hetimore zbuluan ekzistencën e “organizate të rrezikshme kriminale” e cila kishte në posedim armë zjarri, dhe përbëhej kryesisht persona me origjinë shqiptare.
Prandaj, emri i operacionit u quajt “Besa”, një term shqiptar që tregon “paktin e nderit”, që lidh anëtarët e ndryshëm të tre grupeve në të cilat shpaloset organizata kriminale.
Në dy vjet hetim, u arrestuan 12 persona të kombësive të ndryshme, përfshirë shqiptarë, tunizianë, një egjiptian dhe një zviceran.
Autoritetet italiane nuk ka bërë ende me dije identitetin e shqiptarëve që janë arrestuar në këtë operacion./abcnews