Një emigrant shqiptar është në gjendje kome në një spital në veri të Italisë.
Ai është lënë në gjendje kritike para spitalit në Tiçino dhe ende nuk dihet kush e ka sjellë atë aty.
Policia italiane thotë se ka nisur hetimet, pasi nuk dihet ende se si është plagosur 50-vjeçari nga Shqipëri.
Ai është identifikuar nga familjarët, që kishin dalë për ta kërkuar sepse nuk ishte kthyer në shtëpi.
Një nga pistat e hetimit është plagosja në punë, pasi shqiptari punonte në Boffalora, një zonë sipër Tiçino.
Loading...