Operacioni i titulluar “Astice” përfundoi me 30 të arrestuar dhe që u vendosën në qeli, e të tjerët janë në kërkim ose në arrest shtëpiak.
Të arrestuarit janë kryesisht italianë, por mes tyre ka edhe shqiptarë. Ndër të prangosurit janë dy oficerë policie, të cilët dyshohet se janë korruptuar nga ana e të arrestuarve.
Dy policët përfundon në burg nën akuzat e korrupsionit, sepse kishin favorizuar disa eksponentë kryesorë të krimit të organizuar në Pontine, duke u dhënë atyre favorizime në këmbim të parave dhe drogës, shkruajnë mediat italiane.
Përpos italianëve, të arrestuar ishin edhe shqiptarë. Në prangat e policisë italiane përfundoi Eduard Lala 26 vjeç nga Shqipëria, Edri Collaku 28 vjeç Ndriçim Lalaj 29 vjeç.
E arrestuar përfundoi edhe një grua nga Shqipëria, Eneida Skëndo 28 vjeçe.
Disa prej të arrestuarve, kryesisht italianët dyshohet se kanë lidhje me disa nga klanet e mafiat e rëndësishme që veprojnë në territorin italian.