Të paktën katër viktima janë në Ostra (Ankona), një në Trecastelli (Ankona), një në Bettolelle (Ankona) dhe dy në Barbara (Ankona).
Të gjithë jetonin në territoret ka ku kalon lumi Misa, i cili ka dalë nga shtrati në disa pika, përfshirë qendrën e Senigallisë.
Nga 4 personat që rezultojnë të zhdukur janë dy fëmijë, si edhe një nënë me foshnjën e saj që thuhet se i ka marrë me vete furia e ujit dhe baltës ndërsa ndodheshin në makinë.
Pas përmbytjeve, Këshilli i Ministrave ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në një pjesë të territorit të provincave Ankona dhe Pesaro-Urbino.
Loading...