Itali/ Policia arr.eston tre ‘skifterët’ shqiptarë

Policia e Italisë ka arrestuar tre shqiptarë, të akuzuar për vjedhje në seri të banesave në periferi të qytetit të Pisës.

Ata akuzohen se kanë kryer grabitjet mes datave 30 dhjetor e 4 janar.

Karabinierët gjetën në apartamentet e shqiptarëve, ku ata jetonin me qira, sende me vlerë e të çmuara.

Policia gjeti në banesat e shqiptarëve bizhuteri, varëse, zinxhirë prej floriri orë të shtrenjta, unaza etj. Të tre u ndaluan në një makinë në rrethin Porta të Lucca shkruajnë mediat italiane.

Policia e shtetit fqinj zbuloi se të gjithë të arrestuarit ishin me precedentë penalë në fushën e vjedhjes së pronës dhe të drogës.

Forcat policore kanë sekuestruar të gjitha pasuritë e vjedhura. Po ashtu, policia iu ka bërë thirrje qytetarëve të grabitur që të marrin sendet e tyre.

Loading...