Robotët humanoidë që në Itali po përgatiten për të hyrë në spitale kanë kaluar disa teste në qendrën “Casa Sollievo della Sofferenza” të Giovanni Rotondo (Foggia), si dhe do të fillojnë eksperimentimet për 2-3 vite në të njëjtin institut dhe pastaj në spitalet e tjera italiane dhe franceze.
Zbulimi vjen nga bashkëpunimi i Institutit Italian të Teknologjisë (IIT) në Gjenovë, ku është krijuar roboti R1, me kompanitë Konica Minolta, e specializuar në inteligjencën artificiale, dhe prodhuesin japonez i “Soft Pepper, Pepper”.
“Ne kemi vendosur të provojmë të dy robotët sepse ata kanë karakteristika të ndryshme: R1 është një robot kërkimor, ndërsa Pepper është tashmë një robot komercial”, shpjegon Francesco Puja, nga laboratori “Konica Minolta” në Romë. /atsh