Itali/ Sekuestrohet 100 mln euro kokainë, ja kujt i përkiste droga

Një shqiptar nga Berati është mes të arrestuarve të 330 kilogramë kokainë të mbërritur nga Brazili në Itali.

Arrestimet e superaksionit në Itali, janë bërë ditën e sotme.

Por në mbrëmje, mediat e shtetit fqinj kanë zbuluar edhe se kush e kishte porositur këtë sasi kaq të madhe kokaine nga Brazili.

Sipas të dhënave, droga ishte porositur nga organizata mafioze e ‘Ndraghetas’ dhe do të shitej në tregun italian dhe atë të Europës.

Droga u gjet e ndarë në 300 pako, të fshehura në pllaka graniti.

Në lidhje me të arrestuarit nuk janë dhënë detaje të shumta.

Loading...