Itali: “Shkatërrohen dy grupe shqiptare

Policia Italiane ka zbatuar mëngjesin e kësaj të hëne urdhëra arresti për 18 anëtarë të kësaj bande, kryesisht me shtetësi shqiptare.

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Shkatërrohen dy banda në Itali.
Policia Italiane ka zbatuar mëngjesin e kësaj të hëne urdhëra arresti për 18 anëtarë të këtyre bandave, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptar.

Gjithçka nisi me arrestimin e një gruaje shqiptare e cila kishte mbërritur në aeroportin e Londrës, duke përdorur një kartë identiteti falso italiane.

Mësohet se Policia ka zbuluar fillimisht ekzistencën e një bande, të cilët menaxhonin trafikun e sasive të mëdha të marijuanës nga Shqipëria drejt vendeve të Europës.

Kjo organizatë kriminale ishe e lidhur me disa persona të tjerët, të cilët kishin krijuar një “urë” mes Italisë dhe Anglisë që mundësonin kalimin e qytetarëve shqiptarë në Britani në mënyrë të paligjshme.

Në këtë operacion mori pjesë edhe policia angleze. Mbi të arrestuarit rëndon akuza e emigracionit të paligjshëm dhe trafikut ndërkombëtar të drogës.

Loading...