Itali – Shkatërrohet ba.nda e ko.kainës, mes të arr,estuarve shqiptarë, infermierë

Policia italiane ka arrestuar mëngjesin e sotëm 13 persona, të akuzuar për shitje të lëndëve narkotike.

Sipas mediave italiane, grupi në fjalë kryente trafikun e drogës nga Shqipëria dhe Gjermania.

Lënda narkotike u transportua me makina speciale që ishin modifikuar posaçërisht për transportin e drogës. Trafikimi i drogës është i organizuar nga dy shqiptarë dhe një rumun.

Midis personave të përfshirë në operacionin “Bazar” ishte një infermiere nga Ostia që herë pas here furnizonte sheshin e tregut të Fiuggi.

Gjatë operacionit, u sekuestruan një kilogram dhe 130 grama hashash, 370 grama kokainë dhe shuma të mëdha parash të ardhura nga veprimtaria e paligjshme.

Në pranga përfunduan:

Myftar Balliu, 27 vjeç, i njohur si Angelo i lindur në Shqipëri por që jeton në Ferentino; Mateo Balliu, 22 vjeç, gjithashtu banues në Fansino, si dhe Fjoralb Fejzo, 22 vjeç, banues në Ferentino. Pjesa tjetër e të arrestuarve janë shtetas italianë.

Loading...