Bazat logjistike u vendosën në Trezzano sul Naviglio dhe në Legnano, në provincën e Milanos.
Karabinierët italianë sekuestruan të paktën 30 vetura.
Me shtatë urdhra ndalimi në paraburgim dhe një nën arrest shtëpiak, operacioni, i koduar me emrin “Ultima” (I Fundit), u mbyll mbrëmë nga Carabinieri i Novaras kundër një grupi shqiptarësh të akuzuar për komplot, që synonin marrjen e mallrave të vjedhura riciklimin etyre.
Të arrestuarit ishin të specializuar në çmontimin e makinave të vjedhura, bazat e tyre logjistike ndodheshin në Trezzano sul Naviglio dhe në Legnano, në provincën e Milanos, ku u konfiskuan të paktën 30 makina tashmë të shkatërruara.
Fazat e mëparshme të operacionit, të cilat zgjatën 18 muaj, kanë çuar në arrestimin e 32 njerëzve të përfshirë në 70 vjedhje të kryera në dëm të shtëpive dhe bizneseve publike në rajonet e Veriu Perëndimit të vendit fqinj.