Itali – Shkatërrohet një grup i Camorras, arrestohen 17 persona

Policia italiane ka arrestuar një sërë elementësh kriminalë, pjesëtarë të klanit të Casalesit në Caserta të Napolit.

Pavarësisht arrestimeve, grupi mafioz Casalesi vazhdon që të jetë i pranishëm në zonën e Casertas.

Të 17 të arrestuarit vepronin në zonat e Trentola Ducenta, San Marcellino dhe Lusciano.

Ata akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, zhvatje, si dhe trafikim armësh e droge. Gjykatësi dha masat paraprake për të dyshuarit, duke lënë 14 në burg, kurse për 3 persona u la në fuqi masa e “arrestit shtëpiak”.

Ndër të arrestuarit janë edhe emra të cilët njihen për komunitetin dhe që kanë qenë në burg edhe më herët për vepra të ngjashme. Secili prej të arrestuarve kishte rolin e tij në shoqatën kriminale. Grupi Casalesi vepron si një familje e madhe kriminale, e kjo vihet re në faktin se të prangosurit janë më së shumti bij të ish-eksponentëve të mafies lokale.

Dy prej “pasardhësve” të baballarëve kriminelë ishin marrë me zhvatje për kohë të gjatë. Ata kishin kërkuar para të mëdha ndaj biznesmenëve të zonës si gjoba, si dhe kishin vënë nën kontroll territore të tëra.

U zbulua se grupi vepronte me disa napolitanë, por edhe me shqiptarët. Pikërisht me shqiptarët bëhej më shumë trafik armësh dhe droge. Shqiptarët kanë blerë marijuanë dhe armë në zonën e Casertano.

Lënda narkotike e kishte origjinën më së shumti nga Shqipëria, ndërsa çoheshin në Itali me anë të porteve. Tre anëtarë të grupit përfunduan në burg për armë dhe trafik droge dhe për drejtimin e një rrjeti prostitucioni në kufi mes Casertas dhe Napolit. Dy anëtarë italianë të grupit, Diana e Kantoni mbanin kontakte me shqiptarët Një nga italianët përpos se merrej me aktivitete të tjera të paligjshme, kishte edhe një pikë bastesh.

Loading...