Sipas këtyre raportimeve James Veismaili, ishte duke ecur në rrugë kur u përplas nga një grua që drejtonte automjetin në mënyrë të papërgjegjshme.
Dëshmitarët thonë se drejtuesja e mjetit injte një femër e cila ka tentuar që të shmangë aksidentin, duke dalë nga rruga por nuk ka mundur. Adoleshenti shqiptarë kishte shkuar me pushime tek motra e ti vetëmj për dy javë.
Në detajet që japin mediat italiane për këtë aksident tragjik, thuhet se drejtuesja e mjetit është përplasur edhe me një automjet tjetër, të parkuar në anë të rrugës dhe më pas me një mur.
Më pas gruaja e shtetësisë italiane rreth të 40-ve është shoqëruar në spital nga policia, në gjendje të rëndë psikologjike.
“Jeta e tij u pre në mes vetëm në disa momente të tmerrshme. Në timonin e makinës, një Peugeot, ishte një grua me inicialet S.C që banon në Ischia Porto, e cila tashmë në vitin 2012 kishte pèrplasur për vdekje një karabinier”, shkruajnë mediat vendase.