Dy muratorë shqiptarë, banues në Albenga në Itali, janë arrestuar nga policia vendasë në akuzën se ka dyshime se gjatë netëve vidhnin banesa në zonë.
Policia mori një telefonatë në numrin 112, nga qytetarët të cilët thoshin se dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur banesat e tyre.
Nga një hetim paraprak, karabinierët konstatuan se hajdutët ishin dy shtetas shqiptarë me profesion muratorë.
Edhe pse dy shqiptarët tentuan të iknin, duke përfituar edhe nga errësira në zonë, ata u kapën nga policia pas një përleshje.
Shqiptarët janë të moshës 50 dhe 30 vjeç.
Gjatë kontrollit policia sekuestroi edhe një çantë e cila dyshohet se përdorej për vjedhje.
Policia italiane ka sekuestruar edhe celularët e të dyshuarve, për të zbuluar nëse pikërisht dy shqiptarët janë përgjegjës ose jo të vjedhjeve të tjera që kanë ndodhur në zonë.