Itali – Shqiptarët tentojnë të tallen me policinë: “S’na kapni dot”

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi po tentonin që të grabisnin dy apartamente në lagjen Via della Mendola, mbrëmjen e djeshme.

Shqiptarët, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, janë 34 dhe 28 vjeç, ndërsa mbi ta rëndojnë veprat penale vjedhje e rëndë dhe posedim i mjeteve të përshtatshme për vjedhje.

Teksa vunë re praninë e policisë në zonë, shqiptarët u përpoqën të arratiseshin, duke u larguar drejt fshatit aty pranë

Arratisja e tyre zgjati pak, pasi u bllokuan nga disa policë të Nova Levante, të veshur civilë.

Gjate kohes qe po largoheshin, ata ishin parë nga disa qytetarë teksa tallnin policinë, duke qeshur dhe duke bërtitur në gjuhën italiane, sikurse nuk do të binin kurrë në dorën e policisë.

“Nuk na kapni dot, nuk na kapni dot”, ishin thirrjet e shqiptarëve, pak para se të binin në prangat e policisë.

Pas kapjes së tyre u vu re se shqiptarët ishin emra të njohur për policinë dhe tani janë transferuar në burgun e Bolzanos.

Loading...