Itali/Shqiptari go.det 12 herë me thi.kë në gjoks 33 vjeçaren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Itali, ku një 28 vjeçar shqiptar ka goditur me thikë një grua me origjinë nga Moldavia.

Gruaja 33 vjeçare ka marrë 12 goditje me thikë, për motive ende të pazbardhura nga hetuesit. Sipas asaj që raportojnë mediat lokale në Chieti 28 vjeçari ka shkuar në banesën e 33 vjeçares dhe pas një zënke e ka goditur me thikë 12 herë në pjesën e gjoksit dhe barkut. Gjatë sulmit, një qen i llojit të pastorit gjerman (në pronësi të prindërve të 33 vjeçares) ka sulmuar shqiptarin duke bërë kështu të mundur ndalimin e agresionit të tij.

Media lokale raporton se gruaja është në gjendje të rëndë dhe po lufton me vdekjen. Ndërkohë shqiptari është vënë në pranga menjëherë nga policia.

Loading...