Itali – Shqiptari qëllon me çekiç gruan pastaj dhe veten,të dy janë në koma

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes një çifti shqiptar në shtetin fqinjë të Italisë.

Gjatë një grindje të dhunshme, bashkëshorti rreth moshës 68 vjeç identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ka goditur gruan e tij 65 vjeç me çekiç në kokë.

Grindja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 9:45 të mëngjesit në shtëpinë e tyre në Via Primo Maggio në Paullo, në periferinë juglindore të Milanos, teksa bashkëshorti pasi kreu krimin, i penduar ka qëlluar dhe veten me pistoletë në kokë.

Sipas mediave italiane të dy shqiptarët janë në gjendje të rëndë në spitale të ndryshe të vendit, dhe që të dy janë në koma. Agresori, i cili ka qenë një qytetar italian që nga viti 2002 dhe që kishte humbur punën e tij tre muaj më parë, goditi gruan e tij me një çekiç në kokë, duke i shkaktuar lëndime të rënda të kafkës.

Në një përpjekje për të shuar mosmarrëveshjen një fqinjë ndërhyri, e cila gjithashtu mbeti e plagosur. Gruaja u gjet e pavetëdijshme nga forcat e policisë dhe u transportua nga një helikopter në spitalin Niguarda në Milano në rrezik për jetën.

Gjendja e saj është e pashpresë. Burri, i cili është shtruar në spital në Humanitas në Rozzano ku është transportuar falë një helikopteri të dytë, është gjithashtu në gjendje të rëndë. Karabinierët e Paullo janë ende duke rindërtuar dinamikën e mosmarrëveshjes, për të bërë zbardhje e plotë të ngjarjes

Loading...