Një shqiptar ne Itali goditi gruan e tij me grushte si dhe me një smartphone.
Sipas asaj që kanë konstatuar karabinierët, kulmi i dhunës ishte që ajo kishte zgjatur për një muaj ndaj gruas, gjithashtu me origjinë shqiptare.
“La Repubblica”, shkruan se gruaja shqiptare kishte arritur në Itali kohët e fundit. Çifti ka dy vajza të moshës 4 dhe 6 vjeç.
Pas vuajtjes së dhunës, gruaja priti që burri i saj të shkojë në punë, dhe dje pasdite ka dalë në rrugë me dy vajzat, duke kërkuar ndihmë nga kalimtarët që kanë thirrur policinë.
Me ndihmën e një përkthyesi, shtetasja shqiptare ka rrëfyer gjithçka në stacionin Crispano.
Loading...