Itali – Shqiptari shkon të vjedh shtëpinë e policit,a.rrestohet

Më 3 janar, një shqiptar 31 vjeç, u përpoq të vidhte një shtëpi në rrugën Sarripoli në periferi të Pistoia, Itali, por rastisi që ajo të ishte shtëpia e një polici, që arriti ta shihte banditin në tarracë.
Hajduti, në panik, kërceu në katin e parë dhe u përpoq t’ia mbathte, i ndjekur nga polici dhe nga një fqinj, që shumë shpejt e humbën nga sytë.
Megjithatë, nga një kamera rruge e njohën dhe i bënë kontroll. Në makinë atij iu gjetën mallrat vjedhura, bizhuteri, e për këtë arsye u vu në pranga për tentativë vjedhjeje në shtëpi.

Pas një gjykimi shumë të drejtë, gjyqtari urdhëroi arrest shtëpie për të me një byzylyk elektronik.

Loading...