Itali/ Shqiptarit i gjenden 14 mln euro k.okainë

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi në shtëpinë e tij gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan 52 kg kokainë e pastër, e cila nëse do të shitej do të kapte shifrën e 14 mln eurove. Shqiptari i arrestuar është 45-vjeç.

Pas disa kohësh në vëzhgim policia vendosi që të kontrollonte shtëpinë e tij në Mazzano, Brescia ku gjeti kokainën, e cila ishte paketuar gati për shitje. Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbuluar rrjetin e trafikut.

Loading...