Itali – Studenti shqiptar gjendet pa jetë brenda parkimit

Trupi i pajete një të riu shqiptar është gjetur pasditen e të premtes në një parkim në rrugën “Europa” në Genova.

Policia tha se bëhet fjalë për një student shqiptar por që jetonte në Itali me dokumenta të rregullta italiane.

Trupi i tij u zbulua nga një kalimtar I rastit.

Kanë nisur hetimet nga autoritetet për të zbuluar shkaqet e vdekjes se 20 vjecarit me origjine shqiptare te cilit iu konstatua nje plage e rende ne koke.

Paraprakisht pista me konkrete është ajo e një vdekje aksidentale. 

Dyshimet më të forta janë që ai të ketë gjetur vdekjen teksa ka tentuar të hidhet nga një lartësi mbi katërf metra pasi bluzja I është gjetur e grisur.

Një tjetër opsion është vetevrasja.

Hetuesit sekuestruan edhe telefonin e te riut per te kuptuar nese mund te zbulojne dicka me shume por ende nuk kane bere publilk identitetin e tij.

Loading...